
Festimet janë të rëndësishme, por jemi ende në pandemi e cila po vazhdon dhe duhet të përballemi me të.
Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zgjodhi Twitter-in, këtë herë jo për të shkruar për zgjedhjet, por për pandeminë. Ajo bëri thirrje për vendosjen e maskës. “Covid-19 është ende këtu. Ju lutem vendosni maskën dhe ruani distancën”.
Edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Jo Biden, në fjalën e tij një ditë më parë, theksoi se është koha për të shëruar Amerikën. (A2 Televizion)