
Ndeshja e Yjeve për vitin 2019 u fitua nga Atletico Madrid. Në përballjen e zhvilluar mes frikës nga stuhia në Orlando të Floridës, spanjollët mposhtën 3 me 0 skuadrën e yjeve të futbollit amerikan.
Llorente, Joao Felix dhe Diego Costa realizuan golat e fitores për Atletico.
Në anën tjetër, vetëm zhgënjim për lojtarë të kalibrit si Ibrahimoviç, Rooney, Nani apo Carlos Vela.
Për herë të parë që prej vitit 2011, skuadra e yjeve të Major League Soccer nuk arriti të shënonte të paktën një gol në sfidën e luksit, që në Amerikë njihet si “All Star Game”. (A2 Televizion)