Vllaznia gjen kapitenin, Behar Ramadani kthehet në shtëpi

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 15:11 | Futboll
Vllaznia gjen kapitenin, Behar Ramadani kthehet në shtëpi

Vllaznia konfirmon një prej afrimeve më të rëndësishme të merkatos.

Mesfushori Behar Ramadani është edhe zyrtarisht lojtar i kuqebluve. Akordi me 29-vjeçarin ishte arritur prej disa ditësh, madje gjatë kësaj kohe, lojtari është stërvitur me skuadrën.

Megjithatë, vetëm tani Ramadani firmosi kontratën 1-vjeçare me klubin.

Mesfushori kthehet në shtëpinë e tij në Shkodër pas gjashtë viteve, ndërsa është projektuar edhe si kapiteni i ekipit për sezonin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos