Kamioni pëson defekt, bllokohet aksi rrugor Vlorë-Llogara

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 14:01 | Aktualitet
Kamioni pëson defekt, bllokohet aksi rrugor Vlorë-Llogara

Një kamion ka pësuar defekt në vendin e quajtur “Çesma”, në Llogara. Për pasojë është bllokuar ky aks rrugor. Policia njofton drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks se po punohet për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.

Llogara/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos