Kampionët dorëzohen pa kushte në Angli! Inter-Manchester City, finalja e madhe e Champions League

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 22:52 | Futboll

Manchester City ka triumfuar 4-0 ndaj Realit të Madridit në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League duke rrëmbyer biletën e dytë të finales së Stambollit ndaj Interit.

Kampionët në fuqi të Champions League u dorëzuan pa kushte në Angli, duke mos arritur thuajse në asnjë moment të vënë në vështirësi skuadrën e Guardiola-s.

Për anglezët shkëlqeu portugezi Bernardo Silva me dy gola që në pjesën e parë. Në të dytën, kur pritej që Reali i Ancelotti-t të reagonte, ishin sërish anglezët që shënuan. Në minutën e 76-të, autogol i Militaos, ndërsa në shtesë rezultati u vulos nga kampioni i botës Alvarez.

Finalja e madhe e Champions League Inter-Manchester City do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos