“Erdha te Juventusi për të fituar Champions-in”

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 10:41 | Futboll
“Erdha te Juventusi për të fituar Champions-in”

PSG është ekipi më në formë në Francë gjatë viteve të fundit, duke i fituar lehtësisht titujt, por edhe pse me ujë në organikë, sërish kryeqytetasit francez nuk po mundin të lënë gjurmë në Europë.

Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja që shtyu Blaise Matuidi të largohej nga PSG dy vite më parë për te kampionët e Italisë, Juventusi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “RMC Sport”, francesi është shprehur se është zhvendosur në Torino për të fituar Champions League.

“Bëra një hap para kur u transferova në Torino, pa dashur të ul ish-ekipin tim që mbetet një klub i shkëlqyer. Këtu mund të jap më të mirën time. Me Juventusin kam ambicien për të fituar Champions League”, është shprehur Matuidi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos