PSG marshon drejt titullit të radhës, shkëlqejnë Mbappe e Neymar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 08:28 | Futboll
PSG marshon drejt titullit të radhës, shkëlqejnë Mbappe e

PSG nuk ka rivalë në Francë prej disa vitesh. Rivaliteti më i madh duket se është më shumë brenda klubit se kush do të jetë golashënuesi apo lojtari më i mirë i ndeshjes Neymar apo Mbappe.

Në ndeshjen e fundit ndaj Amiens, ku kryeqytetasit triumfuan 4-1, ishte Mbappe ai që fitoi “duelin” me shokun e tij të skuadrës, teksa realizoi 2 gola.

Në këtë ndeshje shënuan edhe Neymar, por edhe ish-kapiteni i Interit, Icardi.

Me këtë fitore, PSG udhëheq i qetë renditjen me 45 pikë, 7 më shumë se Marseille e vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos