
Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, mundësit që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në eventet ndërkombëtare, janë shpërblyer me nga një apartament në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Federata Shqiptare e Mundjes shprehet: “Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë, por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”. (A2 Televizion)