
Tirana e volejbollit të meshkujve është skuadra fituese e Kupës së Federatës. Bardheblutë triumfuan me përmbysje ndaj Erzenit dhe bënë për vete trofeun e parë për këtë sezon. Fillimi nuk ishte i mirë për kryeqytetasit që bënë shumë gabime .
Nga ana tjetër, skuadra nga Shijaku tregoi forcë dhe më shumë saktësi, ndërsa e mbylli setin 25-19. Reagimi i Tiranës erdhi shpejt.
Seti i dytë ishte më i luftuar, por në fund ishin bardheblutë ata që e fituan me shifrat 28-26. Një sukses që I dha zemër kryeqytetasve që bënë dhe përmbysjen e madhe në dy setet e mbetura, 25-21, dhe 25-19.
Tani e gjithë vëmendja e Tiranës është te Kupat e Europës ku do të përballen me skuadrën sllovake Rieker Komarno. Dueli i parë do të luhet më 13 tetor në Sllovaki. (A2 Televizion)