Nelson Hysa shënon fitoren e katërt në boksin profesionist. Ndeshja u zhvillua në Gjermani, me një ndër boksierët më të mirë të Gjermanisë, Al Durmazi.
Nelsoni i ka fituar me “knockout” të gjitha ndeshjet.
Dueli i tij i fundit u zhvillua në Leverkusen të Gjermanisë, nën kujdesin e Federatës Gjermane të Boksit.
Nelson Hysa është 22 herë kampion në boksin olimpik, si edhe medalisti i parë shqiptar në një Kampionat Evropian. (A2 Televizion)