Kampionia shqiptare, Luiza Gega fiton garën e 5000 m në europianin për ekipe

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 16:48 | Sporte të tjera
Kampionia shqiptare, Luiza Gega fiton garën e 5000 m në europianin

Luiza Gega triumfon në garën e 5,000 metrave, në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Poloni.

Atletja kuqezi fitoi pavarësisht konkurrencës së madhe, duke regjistruar kohën 15 minuta, 32 sekonda e 39 të qindtat. Në aktivitetin në Krakovë, Luiza triumfoi përballë një ish-kampione të Europës dhe një prej vrapueseve më të mira në botë.

Me këtë fitore, Luiza Gega i dhuroi Ekipit Shqiptar 15 pikë në renditje dhe mund të barazojë rekordin si atletja më e suksesshme e evenimentit. Të enjten kampionia kuqezi do të garojë edhe në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa, ku synon një tjetër fitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos