Kanabisi në bazat ushtarake, Balla: Operacioni në bashkëpunim me policinë ushtarake

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 12:54 | Politikë
Kanabisi në bazat ushtarake, Balla: Operacioni në bashkëpunim me

Në lidhje me sasinë e bimëve të sekuestruara në një repart ushtarak në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se operacioni është kryer në bashkëpunim me Policinë Ushtarake. I pyetur për akuzat ai tha se nuk duhet rënë në grackat e politikës.

"Goditja e ligjit përkundrejt çdo lloj veprimtarie kriminale do të vazhdojë. Në operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në rastin që ju përmendni, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë së bashku. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër, por të kuptojmë që kemi apsur dhe kemi rezultate konkrete në këtë megaoperacion kombëtar ku janë përfshirë mbi 6 mijë forca të policisë dhe ushtarake” tha Balla.

Këto deklarata, ministri i Brendshëm i bëri pas homazheve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për nder të ish-drejtorit Fadil Cana.

Zbulimi i parcelës me 125 bimë kanabis brenda në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës çoi në pranga tre ushtarakë, ndërsa 4 do të hetohen në gjendje të lirë mes tyre komandanti i repartit dhe zv.komandati i togës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/05/gjendet-kanabis-ne-repartin-ushtarak-ne-zall-herr-3-te-arrestuar-procedohet-komandanti-i-repartit-dhe-3-te-tjere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos