Trupat suedeze dhe ato finlandeze morën pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në jug të Stokholmit, ku u përfshinë një numër i madh mjetesh amfibe, në një nga manovrat më të mëdha të mbrojtjes në 25 vitet e fundit.
Manovrat ishin pjesë e stërvitjes ushtarake, “Aurora 23” që nisën në Suedi më 17 prill dhe ku morën pjesë rreth 26 mijë ushtarë nga 14 vende të ndryshme të NATO, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën.











“Aurora 23” përfshinte stërvitje në tokë, ajër dhe det dhe kishte si synim të ndihmojë Suedinë të rrisë mbrojtjen dhe aftësinë për të punuar me partnerët ndërkombëtarë,
Stërvitja u zhvillua menjëherë pasi Finlanda, e cila aplikoi për t'u bashkuar me NATO-n në maj të vitit të kaluar me Suedinë, u bë anëtari i 31-të i aleancës në fillim të këtij muaji. (A2 Televizion)