Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Saimir Korreshi, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë nga shefi i komisariatit të Divjakës. Në videon e publikuar në Facebook nga presidenti Ilir Meta, kandidati demokrat i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të arrestojnë shefin e komisariatit të Divjakës, në të kundërt sipas tij i bën bashkëfajtorë me krimin.
“Shefi i komisariatit ka dhunuar barabarisht. I bëj thirrje autoriteteve shtetërore që policin e vendosur nga Erion Braçe në funksion të fushatës elektorale dhe ditën që ka ndaluar protestuesit nuk më ka lejuar të ushtroj aktivitetin tim si avokat me argumentin se jam kandidat i PD në kundërshtim me ligjin por nuk ka proceduar asnjë nga denoncimet tona. Edhe sot në kundërshtim me heshtjen elektorale urdhëro sot ç’bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Unë jam Saimir Korreshi kandidat i PD. Sot me urgjencë duhet të arrestohet shefi i komisariatit. Nëse SHKB nuk ngrihet në këmbë për të arrestuar shefin e komisariatit jeni pjesë e krimit jeni bashkëfajtorë me krimin, jeni pjesë e krimit dhe të lidhur me drejtuesit politikë dhe Erion Braçen. Kjo vepër penale është paturpësi e këtij shteti kriminal. Organet duhet të veprojnë”.
Më herët Elsa Bita kishte publikuar një video në Facebook, ku administrata e PS së Divjakës zhvillonte mbledhje elektorale, në një kohë që sot është heshtje zgjedhore. Pas kësaj ajo ka denoncuar dhunën, që sipas saj është ushtruar nga shefi i komisariatit të Divjakës. (A2 Televizion)