
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 31 vjeçarin Fletur Zani, i akuzuar për "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë".
Sipas prokurorisë, Zani i ka kërkuar i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë euro, duke e kanosur me jetë.
I dyshuari ka pranuar se i ka kërkuar paratë, por sipas tij ishin paratë që biznesmeni i kishte premtuar në lidhje me gjetjen e një vendi për ndërtim pallati, por nuk ia kishte dhënë. (A2 Televizion)