Merr flakë makina e vëllait të ish-presidentit, Bujar Nishani

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 10:54 | Kronikë

Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit, Bujar Nishani.

Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit, teksa mjeti tip “Benz” ishte në ecje.

Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkaq, nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos