Kanosi me thikë mjeken, pranga 47-vjeçarit

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 16:54 | Kronikë
Kanosi me thikë mjeken, pranga 47-vjeçarit

Policia e Lushnjës vuri në pranga një 47-vjeçar në fshatin Ngurrëz e Madhe pasi kanosi me mjet prerës mjeken e qendrës shëndetësore.

Arrestimi i 47-vjeçarit G. K.  erdhi pasi ky shtetas ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe  arrestoi 47-vjeçarin, i cili tashmë do të përballet me akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos