
Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit, janë vënë në pranga pas një megaoperacioni të policisë, ku kanë marrë pjesë rreth 300 forca policore.
Bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.
Përveç arrestimit të dy vëllezërve, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armëve dhe sasi të mëdha vlerash monetare, si dhe automjete. (A2 Televizion)