Kim Kardashian dhe Kaney West nuk janë rikthyer bashkë, por po “luajnë” një lojë të fortë marketingu.
Kështu raporton Page Six, e cila thekson se ish-bashkëshortët po i përhapin këto thashetheme dhe po ngrejnë dyshime se janë rikthyer së bashku, në një përpjekje për të rritur shitjet e albumit “Donda” më shumë se ato të albumit të Drake.
West dhe Drake, rivalë të deklaruar, po konkurrojnë për albumet e tyre më të reja, “Donda” e reperit Kaney West u publikua më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator.
"E vërteta është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe po bën një shfaqje të madhe artistike për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mediave”, raporton një burim për Page Six.
Së fundmi, Kim Kardashian u shfaq në një koncert për albumin "Donda" në Chicago me një fustan nuseje Balenciaga Haute Couture, duke ndezur thashethemet e pajtimit. (A2 Televizion)