3 vjeçarja Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott mori dhuratë një autobuz gjigant në ngjyrë të verdhë.
Ky ishte fiksimi i vogëlushes dhe babi nuk ngurroi ta surprizonte duke ia dërguar një të tillë në oborrin e tyre të shtëpisë.
"Kohët e fundit Stormi flet vetëm për autobuza të verdhë shkolle.", u shpreh Kylie.
Nga fotot e publikuara në rrjete sociale duket që Stormi po e shijon të gjithë autobuzin vetëm për vete.
Kjo nuk është hera e parë që Stormi merr dhurata të kushtueshme, pasi vogëlushja ka një koleksion të plotë çantash luksoze Hermes. (A2 Televizion)