
Met Gala, i njohur si një nga eventet më prestigjioze të modës në botë, po kritikohet për listën e të ftuarve të saj këtë vit.
Ceremonia gala mirëpret vit pas viti yje të profilit të lartë por gjithnjë e më shumë njerëzit po shqetësohen se eventi do të pushtohet nga “influencers”.
Raportohet se do të marrë pjesë edhe Addison Rae, një yll 20-vjeçar i TikTok me më shumë se 82 milionë ndjekës, si dhe YouTuber, Emma Chamberlain, e cila ka më shumë se 10 milionë ndjekës në platformë.
Ndërsa përfaqësuesit e Vogue nuk kanë komentuar ankesat, burimet thonë se tashmë, talentet e reja po marrin përparësi, prandaj edhe të ftuarit janë pikërisht të këtij lloji.
Kritikat, duken disi më të arsyeshme kur mësohet se kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour duhej të zvogëlonte listën e të ftuarve nga 600 në 450 për shkak të pandemisë. (A2 Televizion)