Janë grupet parlamentare tashmë në Kuvend që janë futur në një kaos për atë që kanë firmosur apo që duan të miratohet. Nga gjithë ky lëmsh të bie në sy ideja që të mos ketë më koalicione.
E çuditshme duket kjo pasi shumica e atyre që e artikulojnë do të humbisnin vetë nga mundësia e kalimit të pragut në zgjedhje, ndaj pyetja që shtrohet është se çfarë loje po luhet?
Për herë të parë, një ide të tillë e hodhi vetë bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, që në janar të këtij viti, pavarësisht se ai e quajti ide personale të tijën.
“Ne nuk kemi iniciativën që të ndryshojmë këtë sistem zgjedhor, megjithatë e kam thënë pikëpamjen time: nëse ka një element që mund të diskutohet është fakti që vendit nuk i duhen më koalicione. Ne jemi pasivë, presim aktorët politikë. Do t’i dëgjojmë të gjithë dhe mazhoranca do të flasë e fundit”, shprehej Gjiknuri. (A2 Televizion)