“'Turi' mund t’ia kishte dalë më mirë se Besa Shahini”, Vokshi publikon testin e matematikës

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 13:20 | Politikë
“'Turi' mund t’ia kishte dalë më mirë se

Teza e provimit te matematikes nuk u mbajt dot e fshehte. Ish-kryetarja demokrate e Komisionit të Edukimit publikoi testin në rrjetet sociale, duke bërë me përgjegjësi ministren e Arsimit.

“Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi”, thotë Albana Vokshi, sipas së cilës, nuk funksionuan masat anti-kopjim, heqja e celulareve apo detyrimi i mësuesve që të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave.

“Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama”, ironizon situatën e daljes së testit të matematikës ish-deputetja demokrate, duke risjellë në vëmendje ushtrimin më të famshëm nga teza e letërsisë, atë të Turit që vazhdon të bëjë jehonë në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/12/merr-fund-dilema-e-turit-drejtoresha-sqaron-pyetjen-qe-trazoi-maturantet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos