Ndryshime kushtetuese? Maliqi: Rama përçan opozitën me nisma të nxitura nga Balla

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 12:28 | Politikë
Ndryshime kushtetuese? Maliqi: Rama përçan opozitën me nisma

Deputeti opozitar, Lefter Maliqi akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të përçajë opozitën në Kuvend.

Sipas Maliqit, nisma e kolegëve të tij të pakicës parlamentare për ndryshime kushtetuese, ku fillimisht kërkohej edhe heqja e koalicioneve, është në fakt produkt i Taulant Ballës.

Maliqi kërkoi nga socialistët të sjellin sa më parë në Kuvend marrëveshjen për reformën zgjedhore.

“Pasi përçau opozitën parlamentare, pasi përçau shqiptarët, pasi përçau artistët, përdor opozitën e re, të cilën edhe atë e ka bërë lëmsh me Taulantin e tij, i cili i takon, rekomandon shkresat për firmë kryetarëve të grupeve të opozitës së re, jo vetëm te kafja e Kuvendit, por edhe të Kryesia. Deputetët e ndershëm të opozitës së re janë gati të votojnë marrëveshjen me lista të hapura.

Ky përdor skenarin e fundit 29 deputetë sepse 3 prej tyre janë tërhequr. 29 deputetë marrin përsipër, kanë firmosur dokumentin e Ballës, me porosi të Ramës për të ndryshuar koalicionet, me një fjalë që mos marrin pjesë në koalicione. Kjo tregon qartë që Rilindja e oligarkëve ka frikë nga koalicionet”, u shpreh Maliqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos