
Tre persona janë arrestuar nga policia e shtetit me akuzën e trafikimit të drogave të forta. Operacioni i koduar “Vollga”, i zhvilluar në Durrës, ka vënë në pranga shtetasit me inicialet B.D., A.T. dhe N.M., ndërsa një tjetër person, me inicialet A.R., është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, ata ishin nën hetim prej disa muajsh dhe në momentin e arrestimit iu është gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, por edhe një sasi monetare, tre automjete dhe disa telefona.
Policia njofton se dyshon për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet kriminal dhe është duke punuar për dokumentimin e tyre. (A2 Televizion)