7 ton kokainë nga Brazili në Itali, në pranga shqiptari

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 14:14 | Kronikë
7 ton kokainë nga Brazili në Itali, në pranga shqiptari

Policia italiane ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare që merrej me trafikun e drogës. Në pranga kanë përfunduar 5 persona, mes të cilëve dhe një shtetas shqiptar, në operacionin ndërkombëtar të koduar "Brasil Low Cost".

Ai është identifikuar si Dorian Petoku, 30 vjeç. Mësohet se shqiptari luante një rol drejtues në bandën kriminale dhe bënte lidhjen me organizatën mafioze “Kazamonika”.

Për hetuesit, Petoku ishte personi kryesor që do të merrej me importimin në Itali të 7 tonëve kokainë. Ai kishte kontakt me prodhuesit e drogës në Brazil.

Sipas hetuesve, kokaina do të transportohej nga Sao Paolo për në Romë me anë të një avioni privat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos