
Një tjetër sasi e vogël lënde narkotike është kapur ditën e sotme në burgun e Drenovës. Sipas informacioneve, gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara cannabis.
Dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”. Policia e burgut ka arritur të gjejë këtë sasi në gojën e të dënuarit, gjatë përpjekjes së tij për ta fshehur.
Sipas të dhënave, i dënuari ishte pikasur prej dy javësh dhe ishte në vëzhgim të vazhdueshëm, deri ditën e sotme kur i është gjetur sasia e lëndës narkotike.
Ndërkohë, kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi është futur brenda këtij institucioni të sigurisë së lartë. (A2 Televizion)