Virus covid-19, Koreja e Jugut në alarm, shtohen ndjeshëm rastet

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 12:53 | Bota
Virus covid-19, Koreja e Jugut në alarm, shtohen ndjeshëm rastet

Koreja e Jugut ashpërson masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës, ndërsa numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm për të dytën ditë radhazi.

Kryeministri Chung Sye-kyun tha se situata është emergjente dhe qytetet jugore të Daegu dhe Cheongdo, u shpallën zona të kujdesit të veçantë.

 “Qeveria do të ndërmarrë masa të posaçme, duke i shpallur qytetet e Daegu and Cheongdo, si zona të kujdesit të veçantë, pasi atje janë raportuar rritje të befta të rasteve me koronavirus”, deklaroi kryeministri koreano-jugor.

Koreja e Jugut ka izoluar gjithashtu ushtrinë, pasi disa ushtarë rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit. Autoritetet kanë udhëzuar gjithashtu 9 mijë pjesëtarët e një grupi fetar të vendosën në karantinë, pasi sekti u identifikua si vatër e virusit.

Të premten, autoritetet raportuan 52 raste të reja të konfirmuara pas 53 rasteve të një dite më herët.  Koreja e Jugut numëron një total prej 156 rastesh, duke u kthyer në vatrën më të madhe jashtë Kinës kontinentale, dhe anijes me turistë të ankoruar në Japoni.

https://a2news.com/2020/02/20/virusi-covid-19-vdesin-dy-pasagjere-te-anijes-me-turiste/

Ndërkaq në epiqendrën e virusit Covid-19, numri i viktimave ka shkuar në 2236 ndërsa të prekurit janë mbi 75 mijë. Virusi është përhapur gjithashtu në vende të tjera të botës, me mbi 1 mijë raste infeksionesh dhe disa të vdekur në Azi, Europë, SHBA dhe Afrikë.

Pasagjerët e anijes kroçierë Diamond Princes që kanë rezultuar negative ndaj virusit, vazhdojnë të evakuohen nga mjeti lundrues në portin e Yokohamës në Japoni. Përpos 14 ditëve te kaluara në karantinë në anije, shumë prej tyre do të qëndrojnë në izolim edhe për dy javë të tjera në vendet e origjinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos