Kapet në Meksikë lordi i drogës sintetike

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 09:37 | Bota

Forcat e sigurisë në Meksikë vunë në pranga një drejtues të lartë të kartelit Sinaloa që mbikëqyrte prodhimin e drogës sintetike fentanil.

Prokuroria e Përgjithshme njofton se i dyshuari, i identifikuar me emrin Armando u arrestua së bashku me 4 anëtarë të tjerë të organizatës kriminale në qytetin e Culiacan.

Sipas autoriteteve, Armando kishte si detyrë në kartelin Sinaloa të prodhonte 70 kg pastë fentanili çdo muaj, e cila mund të kthehej në 70 milionë pilula, të mjaftueshme për të vrarë mbi 30 milionë përdorues.

Forcat e sigurisë ndërhynë në shtëpinë e narkotrafikantit dhe atje zbuluan një laborator të vërtetë droge. 118 kg fentanil u sekuestruan si dhe një sasi e madhe parash dhe mjete luksoze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos