Kapet në Vlorë 30-vjeçari i kërkuar në Spanjë për narkotrafik

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 09:20 | Kronikë
Kapet në Vlorë 30-vjeçari i kërkuar në Spanjë

Forcat e policisë shqiptare në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar një 30-vjeçar të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotrafikut.

Bëhet fjalë për shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas autoriteteve aktivitetin e tij kriminal e kishte spostuar në Spanjë.

I kërkuari ndërkombëtarisht u arrestua ne zonën e njohur si “Albano e Romina” në Vlorë, ndërkohë që pritet të ekstradohet për në Spanjë, me vendim të gjykatave spanjolle.

Sipas policisë, grupi kriminal kultivonte marijuhanë në disa ndërtesa industriale, por edhe në banesa private.

Shtrirja e lëndës narkotike ishte aq e madhe saqë energjia elektrike e konsumuar ilegalisht është cilësuar si dëm financiar i madh për shtetin spanjoll.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos