Kapriçot e motit në botë, stuhi e përmbytje në Kanada, dëborë në SHBA

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 14:29 | Bota

Ciklon, përmbytje, shi e dëborë, por edhe diell e pranverë. Këto janë kapriçot e motit nëpër botë.

Cikloni “Kenneth” që preku Mozambikun, me erëra deri në 280 km në orë, shkaktoi 3 viktima, ndërsa la pas mijëra shtëpi të shkatërruara e të tjera pa energji elektrike. Ky është cikloni i dytë i fuqishëm që godet vendin brenda 6 javëve.

Ndërkohë, në kryeqytetin kanadez Otava është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve masive. E njëjtja situatë raportohet edhe në Ontario dhe Montreal.

Edhe SHBA vuan nga moti ekstrem. Ndërsa disa shtete i gëzohen diellit dhe temperaturave në rritje, Filadelfia, Dallas, Pensilvania, Nju Jorku, janë pushtuar nga stuhitë dhe dëbora e pranverës.

Në Filadelfia, era e fortë ka shkëputur linjat e energjisë elektrike dhe pemët. E njëjta situatë raportohet edhe në Teksas dhe Luiziana. Të dielën, Pensilvania dhe Nju Jorku, do të zgjohen nën dëborë dhe me mot të acartë.

Europa Perëndimore përballet me stuhi të forta e ciklone, të cilat kanë goditur Britaninë e Madhe, Francën dhe Spanjën, ku nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

Por kapriçot e motit ndryshojnë nga perëndimi në lindje të Europës, ku Varshava, Berlini e Roma do të shijojnë temperature mbi 20 gradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos