Kapshticë, bllokohet 1 ton kanabis, 2 në pranga

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 12:23 | Kronikë
Kapshticë, bllokohet 1 ton kanabis, 2 në pranga

Mbi një ton kanabis u sekuestrua në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa policia vuri në pranga edhe 2 drejtuesit e kamionit, me të cilin droga do të transportohej drejt Greqisë. Nga policia mësohet se hashashi ishte ndarë në 103 thasë dhe u pikas mbrëmjen e së mërkurës nga kufitarët, pas një kontrolli të automjetit, që ishte ngarkuar me lëndë ushqyese për bagëtitë.

Në pranga ra Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa mësohet se policia kishte rënë në gjurmën e kësaj linje trafiku droge dhe pas kontrolleve të detajuara, edhe me qen antidrogë, apo me skaner, lënda narkotike u arrit që të zbulohej. Ndërkaq, policia po vijon hetimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos