
Policia është në kërkim të dy turistëve me origjinë hungareze që darkën e ditës së djeshme kanë lëshuar një sinjal ndihme në zonën e Karaburunit.
Kur kanë kaluar më shumë se 14 orë nga kërkesa për ndihmë, ata ende nuk janë gjetur, dhe telefon i tyre rezulton i fikur.
Automjeti që kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.
Në kërkim të çiftit, të cilët mendohen të jenë rreth 35-40 vjeç, janë grupet e organizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ndërsa Policia Kufitare ka vënë në dispozicion mjetet e saj lundruese. (A2 Televizion)