Sazan, zjarr në Plazhin e Gjeneralit, mobilizohen forcat zjarrfikëse

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 21:55 | Aktualitet
Sazan, zjarr në Plazhin e Gjeneralit, mobilizohen forcat zjarrfikëse

Një zjarr domethënës ka rënë gjatë orëve të fundit në zonën e Karaburunit, duke alarmuar forcat zjarrfikëse.

Zjarri ka rënë në vendin e njohur si Plazhi i Gjeneralit, dhe është i dukshëm edhe nga larg.

Për të shuar zjarrin po mobilizohen forcat zjarrfikëse që janë nisur nga Pashalimani për t’iu i drejtuar ishullit, një nga perlat e natyrës shqiptare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos