Yuri Kim përgëzon kuorumin e Gjykatës së Lartë: Shpresojmë që bashkëpunimi mes institucioneve të vazhdojë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 15:24 | Aktualitet
Yuri Kim përgëzon kuorumin e Gjykatës së Lartë:

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përgëzoi dekretimin e gjyqtarit të 13-të në Gjykatën e Lartë, duke e quajtur një “hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjykatësi i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë kështu mundësinë Kolegjeve të Bashkuara të arrijnë më në fund kuorumin pas 5 vitesh...”, shkroi ambasadorja në Twitter.

“Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe të ndryshojë praktikën gjyqësore në mënyrë të arsyeshme. Ky hap i madh u hodh falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por patjetër po ecën përpara dhe po jep rezultate reale”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/03/nga-sot-plotesohet-kuorumi-meta-dekreton-nje-tjeter-gjyqtar-per-gjykaten-e-larte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos