
Komisioni Europian dhe Austria shpallin sot përfundimin e marrëveshjes për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor.
651 000 dozat të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech Pfizer financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Nga kjo sasi vaksinash Shqipëria do të marrë 145 mijë doza.
Shpërndarja e këtyre vaksinave në Ballkanin Perëndimor pritet të nisë në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht. (A2 Televizion)