Karantina për të hyrë në Shqipëri, autoritetet maqedonase kundërshtojnë vendimin

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 07:55 | Aktualitet
Karantina për të hyrë në Shqipëri, autoritetet

Pas komunitetit shqiptar në Greqi edhe pala maqedonase e dënon vendimin e karantinimit të qytetarëve që vijnë nga këto vende për dy javë.

Sikurse shkruajnë mediat vendase, kjo ka shkaktuar edhe dëm ekonomik mes të dyja vendeve, pasi shtetasit maqedonas që kishin planifikuar të kalonin Pashkën në Shqipëri, e kanë anuluar vizitën e tyre dhe kanë kërkuar rimbursim nga agjencitë turistike.

Por e njëjta gjë ndodh edhe për ata shtetas shqiptarë që kishin prenotuar në Ohër, pasi kur të kthehen edhe atyre u duhet të zbatojnë masat për karantinim të detyruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos