
Ashtu si çdo vit, qytetarët e Korçës u mblodhën për karnavalet, festën tradicionale të krahinës së juglindjes.
Gjithçka u organizua në sheshin përballë Katedrales, ku fillimisht pëllumba dhe tullumbace u lëshuan në qiell. Përveç trupave vendase, në karnavale, nuk munguan as trupat e huaja.
Turizmi, që ka marrë hov në Korçë, promovohet vazhdimisht. (A2 Televizion)