Karrenbauer pason Leyen, aleatja e ngushtë e Merkel ministre e Mbrojtjes

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 11:40 | Bota

Anegret Kramp-Karrenbauer, aleate e ngushtë e kancelares Angela Merkel dhe kryetare e partisë Kristian Demokrate do të pasojë Ursula Von Der Lejen si ministre e mbrojtjes në Gjermani.

Zgjedhja e Kramp-Karrenbauer, ndjekëse e politikave centriste të Merkel, ishte e papritur në Berlin. Ministri konservator i Shëndetësisë Jens Spahn ishte përfolur për të marrë postin.


Anegret Kramp-Karrenbauer

Por Kramp-Karrenbauer, e konsideruar si kandidatja favorite për të pasuar kancelaren, nuk kishte asnjë post në qeveri. Kjo i jepte arsye kritikëve të kundërshtonin zgjedhjen e saj të mundshme në krye të ekzekutivit gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos