KAS rrëzon ankesat e PD-LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Berat

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 17:48 | Politikë
KAS rrëzon ankesat e PD-LSI për shpalljen e pavlefshme të

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.

Vendimi u mor me shumicë votash, 3 me 2. Vendimi është i ndërmjetëm pasi për qarkun e Beratit është edhe një ankimin tjetër i LSI i cili ka kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për këtë zonë zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos