
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një konference online me eurokomisioneren për Inovacionin, Maria Gabriel dhe përfaqësues të univerisetit të Modulit, paraqiti disa pika nga programi i Partisë Demokratike për arsimin dhe të rinjtë.
Sipas Bashës, një nga prioritetet e PD-së, është gjuha e huaj.
“Do të hapim programin tonë online për gjuhë të huaj. Qytetarët deri në 35 vjeç do kenë mundësinë të studiojnë falas 1 nga 5 gjuhët e huaja.”, u shpreh Basha.
Duke e cilësuar largimin e të rinjve si një problematikë madhore të vendit, Basha paraqiti dhe idetë e tij për të ndaluar fenomenin.
“Ne do të aplikojmë programin e trajnimit të dyfishtë profesional për të gjithë të rinjtë, që të aftësohen e të qëndrojnë në vend.”
Basha gjeti mbështetjen e komisioneres Gabriel, e cila inkurajoi bashkëpuninimin e Shqipërisë me BE-në.
Eurokomisionerja bëri thirrje për më shumë vëmendje në sistemin arsimor, ndërsa një rëndësi të veçantë i kushtoi arsimit profesional. (A2 Televizion)