KAS rrëzon PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës e Shkodër, pranon kërkesën e LSI për rinumërim

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 18:48 | Politikë
KAS rrëzon PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar dhe kërkesën e PD për qarkun e Durrësit dhe për atë të Shkodrës, ku kërkohej pavlefshmëri zgjedhore.

Me shumicë votash anëtarët e KAS hodhën poshtë ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve.

Ndërkohë që KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive, e cila pretendon se mandati i saj në Durrës ndahet për shumë pak vota.

Rinumërimi për Durrësin nis të mërkurën në orën 10:00 pranë ambienteve të KQZ. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/24/zgjedhjet-lsi-ankimon-ne-kolegjin-zgjedhor-vendimin-e-kas-per-gjirokastren-dhe-vloren/
https://a2news.com/2021/05/24/kas-shqyrton-ankimimet-per-durresin-pd-drejtuesit-e-fushates-se-ps-te-lidhur-me-krimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos