
Në orën 12:00 zhvillohet mbledhja publike e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ndër të tjera, në rendin e ditës janë edhe dy zëvendësime mandatesh deputeti. I pari është ai për vakancën e krijuar në listën shumemërore të PS-së në Qarkun Fier, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Bashkim Fino. Vendin e Finos në Fier do ta marrë Gentiana Cakrani.
Vakanca tjetër është ajo e Tom Doshit i cili dha dorëheqjen nga mandati pak pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.
I dyti me listën e PSD në Shkodër është kandidati Gledis Çeliku, i cili nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, çka i humbet mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë për mandatet parlamentare të vitit 2017-2021. (A2 Televizion)