Luuk de Jong shpëton Barcelonën

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 08:42 | Futboll
Luuk de Jong shpëton Barcelonën

Barcelona tregoi dhe një herë formën e mirë që po kalon, pasi mposhti me përmbysje Levanten, në transfertë.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën vendasit kaluan në avantazh me Morales, në minutën e 52-të.

Nga ana tjetër, skuadra e Xavit reagoi me Aubameyang dhe Pedri, për të përmbysur gjithçka. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan sërish me Gonzalo Melero.

Në fund, Luuk de Jong shënoi golin e tretë dhe i siguroi fitoren katalanasve. Një triumf që mban Barcelonën në vendin e dytë, me 60 pikë, 12 më pak se Reali kryesues, por skuadra e Xavit ka një ndeshje më shumë për të luajtur.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos