Me armë dhe drogë në stadium, arrestohen 250 tifozë të River Plate

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 11:05 | Futboll

Policia e Buenos Airesit arrestoi më shumë se 250 tifozë të skuadrës River Plate të dielën, pasi u kapën në hyrje të stadiumit me drogë dhe armë.

Sipas autoriteteve vendase, tifozët po kërkonin të futeshin për të ndjekur një ndeshje kundër Argentinos Juniors, të vlefshme për Kupën  e Argjentinës.

Në pamjet e publikuara nga policia lokale duken tifozët e shtrirë në tokë jashtë stadiumit, teksa arrestohen dhe futen në makinat e policisë.

Sipas mediave vendase, disa ditë më parë, pjesa më e madhe e tifozëve të arrestuar ishin futur në databazën e policisë si pjesë e programit “Tribuna Segura”, që synon të bëjë më të sigurta ndeshjet e futbollit në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos