Berisha ndal Milanin, tjetër barazim 0-0 për kuqezinjtë

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 07:43 | Futboll
Berisha ndal Milanin, tjetër barazim 0-0 për kuqezinjtë

Milani bën një tjetër hap fals për titullin kampion. Kuqezinjtë morën një tjetër barazim zhgënjyes 0-0 përballë Torinos, kësaj radhe në transfertë.

Më i miri i ndeshjes ishte padiskutim kapiteni i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që me pritjet e tij mbajti portën e paprekur.

Milani provoi disa herë me Calabria, Giroud apo Leao, por rezultati 0-0 nuk ndryshoi deri në fund.

https://www.youtube.com/watch?v=-me4PnT-Zgg

Një hap fals që dhemb shumë për skuadrën e Piolit, që edhe pse udhëheq kampionatin me 68 pikë, 2 pikë më shumë se Napoli dhe Inter, zikaltrit kanë një ndeshje më pak dhe mund të rimarrin kryesimin nëse fitojnë ndeshjen ndaj Bologna.

Edhe Napoli mori një goditje të rëndë në luftën për titullin kampion. Skuadra e Spalletit u mund 3-2 në shtëpi nga Fiorentina, në një ndeshje të bukur deri në sekondën e fundit. Gonzalez zhbllokoi shifrat për vjollcët në minutën e 29, por Napoli do të kundërpërgjigjej në minutën e 58, duke barazuar me Mertens.

Gjithsesi, pak minuta më pas, Ikone riktheu në avantazh miqtë. Pas kësaj, Fiorentina hipotekoi fitoren teksa shënoi dhe golin e tretë. Napoletanët u zgjuan 6 minuta nga fundi, me Osimhen që shkurtoi diferencat, por ishte e pamjaftueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=4Ge1u_KRrg8

Nga ana tjetër, edhe Sassuolo surprizoi Atalantën, duke marrë një fitore të pastër 2-1, me protagonist kryesor Traore, ndërkohë që Muriel shënoi golin e vetëm për bergamaskët. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=7w7Ysv5Lb7A

A2 CNN Livestream

Latest Videos