
Mesha e Krishtlindjes nuk do të celebrohet në katedralen e “Notre Dame” të Parisit këtë vit, duke shënuar herën e parë pas 200 vitesh.
Arsyeja është procesi i rindërtimit të saj, pas zjarrit të muajit prill që ende nuk i dihet shkaku i vërtetë. Kësisoj, shërbesa fetare do të zhvillohet në një tjetër Kishë pranë saj.
Gjatë historisë së Francës, në këtë katedrale, festat janë kremtuar edhe në kohërat më të errëta të vendit, përfshi luftërat, përjashtuar kohën e Revolucionit.
Ndërkohë, vijon puna për rindërtimin e saj dhe sikurse ka deklaruar Presidenti Macron, ai do të zgjasë për 5 vjet me një kosto të mbledhur prej gati 1 miliard eurosh. (A2 Televizion)