Me Teutën që udhëheq renditjen e Kategorisë Superiore, java e 9 dhe fundit e fazës së parë do të luhet sot dhe nesër. Durrsakët sfidojnë Laçin që tashmë ka një timon të ri. Pas largimit të Sulejman Starovës, skuadra është vënë nën urdhrat e teknikut Armando Cungu.

Tirana kërkon fitoren në Ballsh, përballë Bylisit, surprizës së këtij fillim-sezoni. Situata nuk është aspak e qetë për nën kampionët e Kukësit, që në javët e fundit kanë ngecur në renditje. Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro ndeshet me Luftëtarin, dhe ka një mundësi të mirë për t'ju afruar kreut.
Vllaznia pret të rikthehet tek fitorja ndaj Flamurtarit të vendit të fundit ndërsa takimi tjetër i rëndësishëm ai mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet në kryeqytet ditën e enjte. (A2 Televizion)