Morata gol, Atletiko bën një hap të rëndësishëm për kualifikim

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 20:59 | Futboll
Morata gol, Atletiko bën një hap të rëndësishëm

Atletico Madrid i teknikut Diego Simeone fitoi sot ndaj gjermanëve të Bayer Leverkuzen me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Alvaro Morata në minutën e 78-të me anë të një goditje me kokë.

Goli i ish-sulmuesit të Juventus dhe Chelsea zhbllokoi një ndeshje të ekuilibruar, ku të paktën në pjesën e parë u kontrollua mirë nga gjermanët, që patën edhe raste shënimi.

Fitorja e Atletikos çon ekipin spanjoll në krye të klasifikimit në grupin që përbehet edhe nga Lokomotiva e Moskës dhe Juventusi.

Ndërkohë, në grupin C Shaktar Donetsk dhe Dinamo e Zagrebit barazuan 2-2, duke i dhënë ende shpresë italianëve të Atalantës që do të përballen me gjigantët e Manchester City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos