Prokuroria e Krujës ankimon vendimin e lirimit nga qelia të Endrit Dokles

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 17:24 | Kronikë
Prokuroria e Krujës ankimon vendimin e lirimit nga qelia të Endrit

Prokuroria e Krujës ka ankimuar vendimin e lirimit nga qelia të Endrit Dokles.

Ditën e djeshme, Prokuroria tha se gjatë procesit ka mbajtur qëndrim të plotë për rrëzimin e kërkesës, “me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma”.

Gjithashtu, Prokuroria tha se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

https://a2news.com/2020/01/15/lirimi-i-endrit-dokles-si-u-therrmua-denimi-me-burgim-te-perjetshem/

Dokle ishte i dënuar përjetë nga Krimet e Rënda  për akuzat në lidhje me bandën dhe një dënim të mëvonshëm me 16 vjet për “trafik narkotikësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos